Shkas nga krahasimi i panevojshëm dhe dashakeq i Blendi Memaj.
Në një medium Kosovar, ish futbollisti dhe tash “analisti” Blendi Memaj ka thënë; “ Jasir Asani s’mund t’ja lidh tojat (këpucët Zhegrovës)”. Një deklaratë e tillë në një kohë kur kombëtarja e Shqipërisë po shkëlqen është pa asnjë dyshim edhe dashakeqe edhe e dëmshme.
Çka e bënë edhe më të rëndë këtë deklaratë është fakti se, s’kishte asnjë arsye për të bërë një krahasim të tillë, pasi Asani nuk ishte fare tema e debatit, gjë që na bënë të besojmë se kjo është një gënjeshtër antisociale e fabrikuar në mediumet e caktuara për përfitime, të mediumit, që për klikime janë në gjendje të përçajn jo vetëm futbollin, por edhe vet kombin. Pronarëve dhe njerëzve përgjegjës të këtyre mediumeve, definitivisht ju nevojiten praktika me karaktere eksxorciste për tu pastruar nga djalli që kanë në shpirt, ska se si të shpjegohet ndryshe një situatë kur dikush bën deklarata përçamse mes vëllerzërve për para.
Fatkeqsisht, kjo po ndodhë gati në çdo sferë të jetës, tash kur kemi mundësinë të punojmë lirshëm, të papenguar, për të forcuar pozitën tonë si komb dhe për të realizuar aspiratat shekullore, njerëz me shpirt të ligë krijojnë përçarje në mes udhëheqësve më të lartë, në kulturë, në muzikë e tash së fundmi edhe në sport.
Të gjithë duhet ta kenë të qartë, se interesi kombëtar duhet të jetë primar, para çdo lloj interesi personal apo grupor, ai s’mund të blihet e as të shitet me deklarata pompoze dhe as për miliarda klikime.
Sportdashës dhe popull i dashtun Shqiptar, ju ftojm që kategorikisht të refuzoni që mediumet e tilla, që për interesa vetjake, porosisin njerëz për të bërë deklarata të dëmshme për kombin, të marrin vëmendjen e opinionit.
Mediumet e tilla, që për përfitime financiare krijojnë përçarje brenda kombit duhet me patjetër të marrin përgjigjen e vendosur nga opinioni publik shqiptar pa dallim, ndërkaq individët që bëjnë deklarata të tilla duhet të përfundojn në “thasët e bërllogut” të apetiteve narciste të këtyre mediumeve.
/TV Arbëria