Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin nga seancat për 29 deputetë të PD

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin nga seancat për 29 deputetë të PD

Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit të Etikës përjashtimin nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare për 29 deputetë të Partisë Demokratike, për një periudhë nga 10 deri në 60 ditë, në lidhje me përplasjet e ndodhura gjatë seancës së së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.

Konkretisht, në shkresën e firmosur nga 34 deputetë të mazhorancës, kërkohet masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë” për deputetët:
Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli, Denisa Vata, Klevis Balliu dhe Flamur Noka.

Ndërkohë, për deputeten Elda Hoti kërkohet përjashtim për 30 ditë, ndërsa për deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha kërkohet e njëjta masë disiplinore për 30 ditë.

Për 10 ditë përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare kërkohet për deputetët:
Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.

Ngjarja vjen pas kaosit të krijuar në Kuvend, ku deputetë të opozitës u përplasën me Gardën, ndërsa mazhoranca vijoi votimin e ligjeve.