Po përplasen verbalisht edhe anëtarë ose përfaqësues të LVV-së dhe PDK-së. Të njëjtit po qëndrojnë në hollin e Kuvendit të Kosovës.
“Qen, mos ja shaj familjen askujt”, po dëgjohen të njëjtit duke thënë, pas dhunës që ndodhi mes deputetëve dhe ministrave.
Gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku, ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit.
/TV Arbëria