Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përplasje në Kuvend, Haradinaj Kurtit “Paguan zagarë për të fyer shqiptarë”, Haxhiu ia ndalë fjalën kreut të AAK’së

Përplasje në Kuvend, Haradinaj Kurtit “Paguan zagarë për të fyer shqiptarë”, Haxhiu ia ndalë fjalën kreut të AAK’së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mashtrim dhe përgjegjësi për çmimet e larta, ndërsa kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia ndërpreu fjalën.

“Sot erdh mashtruesi para nesh me një mashtrim ideal”, tha Haradinaj, ndërsa Haxhiu i tha “kujdes fjalorin”.

“Ju luftem, mashtrimi nuk është fyerje. Sot ndodhi një mashtrim në këtë foltore e po dua ta demaskoj”, tha Haradinaj.

Ai tha se Kurti mban përgjegjësi për rritjen e çmimeve dhe faturat e shtrenjta të energjisë elektrike.

“Oligarkët tu kryeministër janë tu shitë e tu ble energji. Edhe po ju shtohen kompanitë përditë njerëzve të afërm të tu”, tha ai.

Haradinaj tha se Kurti “shpenzon më së shumti pare duke ushqy zagarë me i fy shqiptarët”.

Këtu, Haxhiu kërkoi që Haradinajt t’i ndalet fjala.

Ai pati një përplasje me Haxhiun më pas, e cila i kërkoi të ulej në vend.