Kuvendi i Kosovës i ka vazhduar punimet e seancës plenare të cilat ishin ndërprerë me herët nga bojkoti që i kishte bërë pushtetit seancës ku ishte paraparë të diskutohej dhe votohej projekt rezoluta për Policinë e Kosovës.
Në këtë seancë u miratua Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës Për Shërbimin Civil të Kosovës. Ai u miratua vetëm më votat e pushtetit. Opozita ka hedhur akuza të rënda ndaj përmbajtjet së tij duke thënë se me anë të këtij Projektligji qeveria po tenton ta uzurpojë Shërbimin Civil.
Shefi i Gupet Parlamentar të PDK- ka paralajmëruar se do ta dërgojnë këtë Ligj në Gjykatë Kushtetuese. Kurse deputetja e LDK-së Daorsa Kica-Xhelili, ka pohuar se pas dështimit të mazhorancës për t’i shkarkuar anëtarët e këtij trupi kushtetues, tani pushteti po tenton që të njëjtin qëllim ani-demokratik ta realizojë me anë të këtij Projektligji. Sipas saj me anë të kësaj nisme legjislative tentohet të ndryshohen dy çështje kruciale, që nuk janë në interes të Këshillit por të pushtetit.
“E para vendimet e Këshillit kur animohen në gjykatë më nuk do të jene definitive, pra nuk mund të zbatohen. Dhe e dyta Këshilli nuk mund të vendos më për pozitat e nivelit të lartë”. Ndërkohë, deputet e pushtetit i kanë mbrjotur ndryshimet që i përmban projektligji. Deputeti Adanan Rrustemi ka pohuar, nuk është mirë me ngjall dyshime para deputetëve, projektligji është i qartë, i ka disa elemente esenciale të ndryshimin për përbërjen e KMSHCK-së, fuqizimin e vendeve përmes padisë administrative në gjykatat e rregullta, zbutjen e kritereve për zgjedhjen e anëtarëve të KPMSCK-së dhe ecim tutje. Ju e keni mundësinë dhe të drejtën për me e ataku në Gjykatë Kushtetuese, bëjeni këtë gjë, por mos krijoni interpretime të tilla gjysmë selektive”.
/TV Arbëria