Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përplasje mes tri veturash në Mramor, tre persona përfundojnë të lënduar

Përplasje mes tri veturash në Mramor, tre persona përfundojnë të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë–Gjilan, përkatësisht në fshatin Mramor.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se në këtë përplasje janë përfshirë tri automjete

Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë–Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.

Tutje, Ahmeti theksoi se njësiti i trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit.