Dy avionë luftarak të tipit “Rafale” raportohet se janë përplasur mes vete.
Ngjarja ka ndodhur në një rajon verilindor të Francës, me ç’rast është shkaktuar një zjarr i madh në atë pjesë.
Fillimisht dy pilotët që drejtonin fluturaket ishin zhdukur, teksa më vonë njëri nga ta ishte gjetur i plagosur por në gjendje stabile.
Lidhur me rastin është deklaruar ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, i cili tha se po punohet për të hetuar shkaqet.
Ai tha se po punohet për të gjetur edhe dy pilotët e tjerë të zhdukur.
Besohet se njëri nga avionët e përfshirë në përplasje erdhi nga baza ajrore e afërt Ochey 133.