Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përplasja Sekiraqët-Capat, caktohet masa e paraburgimit për pesë të dyshuarit

Përplasja Sekiraqët-Capat, caktohet masa e paraburgimit për pesë të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për pesë të dyshuarit të përfshirë në gjuajtjen me armë në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Aktash të Prishtinës, ku mbet një i vrarë dhe disa të plagosur.

Gazeta Insajderi mëson se gjykata të martën ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Korab Gashin, Valdrin Ademin, Robert Llumnicën, Salih Sekiraqën dhe Fatos Abazin.

Gashi dhe Ademi dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. Ndërkaq të pandehurit Llumnica, Sekiraqa dhe Abazi dyshohen për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Nga ngjarja tragjike e së dielës mbeti pa shenja jete Premtim Gashi, pjesë e familjes së “Capave”.

Pesë të dyshuarit u arrestuan në vendngjarje, teksa policia ka bërë të ditur se është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.