Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se është jetike për Kosovën ta ketë një qeveri proamerikane dhe proevropiane që e kthen miqësinë e ngushtë të Kosovës me SHBA-në.
Reagimi i tij vjen një ditë pas thirrjes së Presidentes Vjosa Osmani, e cila kërkoi nga Qeveria që ta heq taksën prej 10 përqind ndaj produkteve amerikane, kërkesë e cila më pas u bë shkak i një përplasje mes Presidencës dhe Qeverisë.
Hoti në Facebook ka thënë se është dëm i madh për vendin që nuk u zbatuan marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2020, në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja, duke përmendur Marrëveshjen e Washingtonit, Marrëveshjen për Insentivat në Investime SHBA-Kosovë dhe Memorandimi i Mirëkuptimit SHBA-Kosovë.