Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përplasja ndërmjet vullnetit politik qytetar dhe detyrimeve kushtetuese

Përplasja ndërmjet vullnetit politik qytetar dhe detyrimeve kushtetuese

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Ajo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës lidhur me zgjedhjen e Presidentit të shtetit shenon edhe një lloj krize te brendshme ndërmjet vullnetit politik qytetar dhe detyrimeve kushtetuese.

 

Levijza Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura me 28 dhjetor e fitojë të drejtën qytetare që pa ndihmën e partive tjera politike ta konstitoi Kryesinè e Kuvendit dhe ta votoje Qeverinë Kurti 3.

Për këtë arsyeje pak dite pas përfundimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit ne afat rekord u tejkaluan këto dy sfida dhe nuk u riciklua bllokada e vitit të kaluar.

Mirepo, e njëjta nuk e ka fituar këtë privilegj që ta zgjedh e vetme President/en e re të shtetit. Ajo që ka fituar më së shumti ky subjekt ka të bëjë me të drejtën e saj procedurale për të nominuar kandidate për atë pozitë.

Ndërkohë, partitë opozitare sovrani i ka privuar edhe nga kjo e drejtë kushtetuese, pa marrëveshje politike paraprake ose ndërmjet vete ose me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke qenë se bisedat dhe negociatat për këtë temë deshtuan atëherë po thellohet përçarja ndërmjet Lëvizjes Vetevendosje, e cila ka mbështetje më të madhe qytetare, e ku presidentin po tenton ta zgjedh duke i shpërfillur detyrimet kushtetuese dhe partive politike opozitare qe as nuk kane të drejtë kushtetues të ndara ndërmjet vete te nominoje kandidatë per president, por që tentojnë t’i kundervihen vullnetit të shumicës nëpërmjet normave kushtetuese.

Pra Kosova më shumë se asnjëherë tjetër po zhytet ne njè cikel të veçantë te përplasjeve ndermjet “demokracise pa te drejta” dhe ” te drejtave pa demokraci”.