Në “Pressing” të T7, po diskutohet pet konferencën e Lidhjes Demokratike të Kosovës të mbajtur sot “Rugova dhe Perëndimi”.
Gazetari Ilir Mirena dhe analisti Sadri Ramabaja u përplasën mes vete.
Ramabaja tha se, disa gazetarë në Prishtinë kanë fyer Edi Ramën dhe sot identifikohen me të.
Këto e mohoi gazetari Ilir Mirena, duke thënë se kurrë nuk ka shkruar keq për Edi Ramën.
Përplasja në mes tyre:
Ramabaja: Një pjesë e gazetarëve Prishtinë kur identifikohen shumë me Edi Ramën, që defacto dikur e kanë fyer, ka janë sjellur, me Partinë Socialiste kanë qenë si ujku me dhinë.
Mirena: Cilët janë ata gazetarë?
Ramabaja: Në mesin e tyre është nifar ilir Mirena, a e njeh?
Mirena: Jo Edi Ramën kurrë nuk e kam ofendu, bile politikisht e kam pas simpati. Mos shpif. Për Edi Ramën kurrë një fjalë të keqe s’e kam thënë.
Ramabaja: Nëse se ke thënë ti, e kanë thënë disa tjerë.
Mirena: Ramabajë kohën e fundit je bë një burim i fake neës edhe i shpifjeve