Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përplasja mes aktivistëve të Vetëvendosjes në Malishevë: Debat për shkollimin privat dhe besimin te arsimi publik

Përplasja mes aktivistëve të Vetëvendosjes në Malishevë: Debat për shkollimin privat dhe besimin te arsimi publik

Dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Veton Zogaj dhe Dardan Krasniqi, janë përfshirë në një debat publik në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjen e shkollimit privat për fëmijët dhe qëndrimin ndaj arsimit publik.

Shkak për debatin u bë një postim i Veton Zogajt, i cili uronte fillimin e vitit të ri shkollor dhe publikonte një foto të djalit të tij, Shendit, para objektit të shkollës private Zenit School. Në urimin e tij, Zogaj u shpreh se 1 Shtatori shënon një “fillim të ri drejt dijes dhe suksesit” dhe falënderoi mësimdhënësit për përkushtimin e tyre.

Megjithatë, ky postim nxiti një reagim nga Dardan Krasniqi, një tjetër aktivist i VV-së në Malishevë, i cili shprehu habinë se pse një aktivist i Vetëvendosjes zgjedh të ndjekë shkollat private, ndërkohë që partia e tyre shpesh promovon arsimin publik si prioritet.

Krasniqi komentoi: “Urime i priftë e mbara! Hapi i parë në shkollë është porta që hapet drejt dijes dhe ëndrrave… e çuditshme se si po i ndjekni shkollat private! Athua pse i dashun Veton!

E këndej plotë gojën institucion shtet e këndej nuk i besoni publikes!”

Ky koment ka hapur diskutime më të gjera mes përkrahësve të dy aktivistëve dhe ka rikthyer në vëmendje temën e arsimit privat kundrejt atij publik në Kosovë.

Ndërkohë që Vetëvendosje si parti promovon me fjalë përmirësimin e cilësisë së arsimit publik, raste të tilla ngrenë pyetje mbi koherencën midis qëndrimeve politike dhe zgjedhjeve personale të përfaqësuesve dhe aktivistëve të saj.