Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përplasja e Ramush Haradinajt me Albin Kurtin, Mirena shkruan për aludimin e kreut të AAK: Gjetje e saktë

Përplasja e Ramush Haradinajt me Albin Kurtin, Mirena shkruan për aludimin e kreut të AAK: Gjetje e saktë

Analisti Ilir Mirena ka publikuar një fotografi nga podcast-i i Shkëlzen Gashit e Rron Gjinovit kur mysafir kishte qenë kryeministri Albin Kurti. Krahas kësaj fotografie, Mirena foli për aludimin që bëri sot kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kur tha se Kurti po paguan “zagarë për më fy shqiptarë”.

““Ushqen zagare per me fy shqiptare”… Gjetje e sakte kjo e Ramush Haradinajt per Albin Kurtin”, shkroi Mirena.

Në seancën e sotme, Kurti sulmoi mediat sërish ku ndër të tjera përmendi “financim me thasë parash” e “hyrjen e parave në mënyrë të padukshme”.

Kësaj deklarate i reagoi Haradinaj, i cili tha se Kurti po financon “zagarë për me fy shqiptarë”, duke aluduar për zhvillimet e fundit të ekspozitës së Shkëlzen Gashit në sheshin e Prishtinës.