Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Përplasja e aeroplanit me helikopterin e ushtrisë amerikane – shefi i zjarrfikësve në Uashington: Nuk e dimë nëse ka të mbijetuar

Përplasja e aeroplanit me helikopterin e ushtrisë amerikane – shefi i zjarrfikësve në Uashington: Nuk e dimë nëse ka të mbijetuar

Shefi i zjarrfikësve në DC John Donnelly, thotë se ende nuk është e qartë nëse mund të ketë ndonjë të mbijetuar nga përplasja e aeroplanit me helikopterin e ushtrisë amerikane i tipit “Black Hawk” në Uashington.

“CBS News” raportoi se të paktën 18 trupa ishin tërhequr deri më tani, duke cituar një zyrtar policie.

Avioni mbante 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, kurse në helikopterin ushtarak ishin tre ushtarë të ushtrisë amerikane.

Kur u pyet për të mbijetuarit, shefi i zjarrfikësve thotë se është e paqartë nëse ka të tjerë, por se reaguesit e parë po punojnë për të gjetur viktimat.

“Ne nuk e dimë nëse ka të mbijetuar,” thotë ai.

Donnelly thotë se ndërsa prioriteti i parë i reaguesve të parë është të kërkojnë të mbijetuar, ata gjithashtu do të punojnë me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit për të ndihmuar në ruajtjen e provave.

“Ne do të rivlerësojmë se ku jemi me një operacion shpëtimi në mëngjes, kur ta kuptojmë më mirë,” thotë ai.

Kompania “American Airlines” konfirmoi se në aeroplanin e saj ndodheshin 60 pasagjerë e katër anëtarë ekuipazhi. Një zyrtar tha se tre ushtarë ndodheshin në helikopter.

Pamje të regjistruara nga kamera e vendosur në qendrën “Kennedy” në Uashington tregonin një shpërthim në ajër përgjatë lumti Potomak rreth orës 21:47 të mbrëmjes me orën lokale, dhe avionin në flakë që bie me shpejtësi.

 

BBC: Aeroplani përplaset me helikopterin e ushtrisë amerikane në Uashington- raportohet për të vdekur dhe të zhdukur