Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë pasur një përplasje mes vete në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Shkak i përplasjes ka qenë afati i peticioneve të dërguara në këtë komision. Aty u kërkua që peticionet e dërguara deri më 30 nëntor të vitit 2022 të trajtohen individualisht, ndërsa kërkesë tjetër ishte që pas kësaj date të trajtohen në mënyrë grupore.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në reagimin ndaj koleges nga VV-ja, tha se për një vit e gjysme janë shqyrtuar individualisht këto peticione.
“Deri më datë 30 nëntor e ki me obligim me shqyrtua atë peticion të cilat kanë ardhur pas datës së rregullores, ne nuk jemi të krisur me i shqyrtu po ato para rregullores”, deklaroi ajo.
“Mendoj që të gjitha këto peticione që janë dorëzua në këtë Komision mendoj që duhet të gjitha të diskutohen e të shqyrtohen. Unë mendoj qe duhet me i shqyrtua të gjitha këto në tavolinë dhe nga kjo datë te mos shqyrtohen më”, u shpreh tutje ajo.
Mendim të njëjtë pati edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila kundërshtoi kërkesën që këto peticione të mos shqyrtohen.
“Ke votuar rregulloren nëse e kem na qita duhet me shqyrtu këtë dhe s’ka qare pa u shqyrtua përderisa janë shqyrtuar peticionet individuale edhe pas rregullores ne kem të drejt me shqyrtu peticionet indivuale. Pse nuk e keni ngrit si çështje por ju ka konvenuar”, tha Bytyqi, Fejzës së VV-së.
Po kundër kësaj u shfaqën deputetja e VV-së, Arjeta Fejza.
“Komisionet i kam mbajt se nuk trajtohet peticioni individualisht, se ka thanë ky peticion po më duket më politik. Nuk i kam shqyrtu, a je duke dëgjuar a i ke parë emailet zyrtare”, iu drejtua Fejza me tone të ashpëra deputetëve të opozitës.