Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përpjekje për ndryshim historie – Rasti i Masakrës së Burgut të Dubravës

Përpjekje për ndryshim historie – Rasti i Masakrës së Burgut të Dubravës

SHKRUAN: AGRON HOTI

Mbi 15 shekuj pushtim romak (lindje e perëndim), mbi 5 shekuj pushtim osman dhe mbi 1 shekull pushtim sllavo-grek na zhdukën shumë gjurmë e histori dhe na injektuan tri fe, tri vlera orientale të Lindjes së Mesme që kurrë s’i kishim: katolicizmin, ortodoksizmin dhe muslimanizmin, përmes të cilave sot po na fusin përçarje, na i kanë injektuar këto tri fe orientale si bombë e kurdisur.
As sot s’ndalen mbetjet e tyre së tentuari të na e ndryshojnë nëse jo edhe të na e zhdukin historinë tonë kombëtare. Sepse një popull pa histori nuk ka të ardhme.

Rasti i djeshëm i të dhënave serbe për Masakrën në Burgun e Dubravës është ajo përpjekja e pandalur e pushtuesve tanë që përmes argatëve të tyre jo të paktë në numër po mundohen me çdo kusht të na e rishkruajnë historinë e Kosovës me laps të Serbisë, Rusisë dhe aleatëve të tyre.

E pritshme. Telashja kryesore në këtë vend ka qenë eliminimi politik i Krerëve të UÇK siç edhe ndodhi me Speciale për ta kthyer më pas Serbinë së pari në veri me Samoupravnicën (autonominë) që filloi së bëri në këto javët e fundit dhe pastaj për ta rimarrë prapë Kosovën. Saktësisht kjo është ajo që po tentohet.

Por, populli shqiptar do të dijë t’ua japë përgjigjen e duhur të gjitha këtyre mbetjeve jugosllave që sot janë ri-shtrirë si hithërat gjithandej Kosovës. Sepse kur mungojnë tigrat, majmunët bëhen mbretër. Mund të ketë vetëm vonim për përgjigje kombëtare, asesi shpëtim ndaj këtyre mbetjeve jugosllave.