Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përparim Rama thotë se Prishtina është transformuar në “Smart City”: Sensorë për menaxhim të mbeturinave, trafikut e ajrit

Përparim Rama thotë se Prishtina është transformuar në “Smart City”: Sensorë për menaxhim të mbeturinave, trafikut e ajrit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për projektin “Prishtina Smart City”.

Ai ka theksuar se Prishtina po kthehet në qytetin e parë të mençur në rajon.

Rama ka përmendur transformimet që kanë ndodhur për ta kthyer kryeqytetin në “Smart City”.

“Por, çka është Smart City. Tash i kemi instaluar sensorët për menaxhim të mbeturinave, për menaxhim të trafikut, për menaxhim të ajrit nëpër secilën klasë. Për menaxhim të pusetave që i vjedhshin”, ka thënë Rama.