Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përparim Rama prezanton projektin për “Tregun e Gjelbër”

Përparim Rama prezanton projektin për “Tregun e Gjelbër”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nisur procedurat për ndërtimin e tregut të ri të gjelbërt në kryeqytet.

Rama ka publikuar edhe projektin se si do të duket ky treg.

“Treg i Ri me kushte shumë më të mira infrastrukturore dhe me pastërti të duhur.
Kështu do të duket Tregu i Gjelbër në Kryeqytet, për të cilin tashmë vetëm se kemi nisur procedurat për realizimin e këtij projekti.
Javë më parë e pastruam ndërsa tash është duke u krijuar një ambient shumë më dinjitoz ku mund të blini fruta e perime” shkruan Rama në njoftim.

/TV Arbëria