Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përparim Rama: Dikur më shpallën “hajn” për Sunny Hill, sot krenohen me të

Përparim Rama: Dikur më shpallën “hajn” për Sunny Hill, sot krenohen me të

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me festivalin Sunny Hill.

Ai ka deklaruar se pesë vjet më parë, sipas tij, janë përdorur të gjitha mjetet për ta bllokuar festivalin, ndërsa vetë ishte etiketuar si “hajn”.

“Për këtë Sunny Hill, para 5 vjetëve s’keni lon asnjë mjet pa përdor për me e blloku. Mu m’patët shpallë hajn. Sot, për të njëjtin festival, po thurni lavde e po krenoheni me të”, ka shkruar Rama në postimin e tij.