Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Përparim Rama akuzon MAPL-në dhe Ministrinë e Financave për bllokim të projekteve për Prishtinën

Përparim Rama akuzon MAPL-në dhe Ministrinë e Financave për bllokim të projekteve për Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka drejtuar akuza ndaj Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe asaj të Financave.

Sipas Ramës, ka tendenca nga këto dy ministri për bllokim të punëve.

“Kemi vendime të cilat i kemi marrë në Asamble, të cilat në një anë janë thirrur të jashtëligjshme nga MAPL-ja mirëpo faktikisht janë të ligjshme”, ka deklaruar Rama

Rama ka shtuar se Ministria e Financave i ka bllokuar kryeqytetit mbi 180 projekte.

“Përkundër faktit që kemi parë një konsensus që këto fonde do të barten nga MF-ja kjo ende nuk ka ndodhur, pra për 50 centë shembull, nëse i harxhojmë, gjejnë arsye teknike, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me menaxhim të fondeve publike, për me i ndalë këto fonde, pra më shumë se 180 projekte ende rrinë peng i disa qasjeve teknike”.

Rama ka thënë se me situatë të njejtë janë përballur edhe vitin e kaluar.

Jemi në muajin korrik, dhe vitin e kaluar një pjesë e mjeteve janë bartur tek në muajin nëntor. Përkundër faktit që vitin e kaluar kemi pasur edhe ngritje të çmimeve, edhe shkëputje të kontratave, kemi kërkuar qysh vitin e kaluar nga ministri i Financave të bëjë ndryshimin e ligjit për kontratat, nuk e ka bërë këtë, e ka bërë tek në nëntor edhe aty me një proces shumë të komplikuar edhe tash kur me i harxhu fondet nëse ndodh në nëntor”, ka shtuar Rama.

Sipas tij, janë 28. 8 milionë euro projekte janë të lidhura me këto fonde që s’po i lëshon Ministria e Financave.

/TV Arbëria

Powered by WordPress