Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përparim Kryeziu: Kurti pritet të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale

Përparim Kryeziu: Kurti pritet të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar në Prokurorinë Speciale të paraqitet këtë të hënë në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.

Njoftimin e ka dhënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, teksa ka shkruar në rrjetin social Facebook se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, shkruan Kryeziu në rrjetin social Facebook.