Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Përmbytje në Zelandë të Re, vdiqën tre persona

Përmbytje në Zelandë të Re, vdiqën tre persona

Tre persona vdiqën dhe të paktën një u zhduk si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm, që shkaktoi përmbytje të mëdha dhe evakuime të shumta në Zelandën e Re, tha të shtunën kryeministri Chris Hipkins.

“Humbja e jetës nënvizon vetëm shkallën e madhe të kësaj ngjarjeje moti dhe sa shpejt u kthye në tragjike.”, tha Hipkins në një konferencë për shtyp pas takimit me shërbimet e urgjencës dhe vëzhgimit të dëmeve në Auckland.

“Është e qartë se duhet të bëhet një punë e madhe pastrimi.”

Ai udhëtoi për në Whenuapai, në veri të Auckland-it, për të vizituar komunitetet e prekura, raportoi të shtunën Radio Zelanda e Re, degë e CNN-it.

“Kjo është një ngjarje e paprecedentë”, shkroi në Twitter kryeministri Hipkins.

Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re u godit keq nga shirat e dendura dhe stuhitë. E premtja ishte dita më e lagësht e qytetit, me rreth 240 mm reshje – e barabartë me shiun e një vere të tërë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress