Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Gjermani kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa pjesë të vendit. Niveli i ujit arriti në 70 centimetra në qytetin Windehausen në shtetin qendror gjerman Thuringia, duke detyruar rreth 400 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Po ashtu, një shtëpi pleqsh në qytetin Celle u evakuua nga frika e përmbytjeve. Zyrtarët në rajonin e Saksonisë së Ulët njoftuan se niveli i ujit në shumë lumenj dhe përrenj në të gjithë shtetin ende është i lartë.
Autoritetet lokale në shtetin North Rhine-Westphalia lëshuan një paralajmërim publik për rritjen e ujit të lumit Weser. Zyra Meteorologjike e Gjermanisë ka paralajmëruar për reshje të dendura të shiut në rajone të ndryshme dhe ka shtuar se përrenjtë dhe lumenjtë mund të vërshojnë.
/TV Arbëria