Dyshohet se më shumë se 100 njerëz, përfshirë fëmijë kanë vdekur pasi varka e tyre është përmbytur dje në jug të Italisë.
Të paktën 62 emigrantë janë konfirmuar se kanë vdekur, derisa është raportuar se 12 fëmijë janë në mesin e viktimave, përfshirë një foshnje.
Sipas raportimeve, në anije kanë qenë njerëz nga Afganistani, Pakistani, Somalia, Siria, Iraku dhe Irani.
Roja bregdetare ka thënë se 80 njerëz janë gjetur të gjallë, “përfshirë disa që arritën të arrinin në breg pas fundosjes”, që do të thotë se shumë të tjerë kanë mbetur të pagjetur.
Një i mbijetuar është arrestuar me akuzën e trafikimit të emigrantëve, ka thënë policia doganore, shkruan BBC.
Shumë nga ata në bord mendohej se ishin nga Pakistani. Kryeministri Shehbaz Sharif ka thënë sot se më shumë se dy duzina pakistanezë besohet të kenë qenë në mesin e atyre që janë mbytur dhe u ka kërkuar diplomatëve që të verifikojnë faktet sa më shpejt të jetë e mundur.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka shprehur të dielën “dhimbje të thellë” dhe ka fajësuar trafikantët për vdekjet./TV Arbëria