Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përleshje në Kuvend ndëmjet pozitës dhe opozitës

Përleshje në Kuvend ndëmjet pozitës dhe opozitës

Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përleshje ndërkohë sa po mbante fjalim, kryeministri Albin Kurti.

Partitë opozitare gjatë tërë kohës e kundërshtonin kryeministrin Kurti duke e quajtur “rrenc”.

Në një moment deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka gjuajtur me ujë Kurtin dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe pastaj ka eskaluar situata.

Situata ka esklauar deri në përleshje fizike mes ministrave dhe deputetëve opozitarë.

/TV Arbëria