Demonstruesit u mblodhën në qytetin e Nju Jorkut për të shprehur mbështetjen e tyre për Palestinën ndërsa luftimet mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit vazhdojnë.
Mbështetësit pro-palestinezë mbajtën një tubim në Times Square dhe marshuan nëpër Midtown Manhattan ndërsa mbështetësit pro-izraelitë u mblodhën pranë konsullatës izraelite në Manhattan, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Disa nga demonstruesit përcollën mesazhe solidariteti për Palestinën, duke valëvitur flamuj dhe duke shfaqur pankarta.
Në anën e kundërt të zonës së protestës, u mblodhën një grup demonstruesish pro-izraelitë, duke mbajtur flamuj izraelitë.
Shkëmbime verbale dhe tallje ndodhën në mënyrë sporadike midis dy grupeve.
Protesta, e cila iu nënshtrua masave të gjera të sigurisë nga policia, përfundoi e qetë.
Ndërkohë në një video që po qarkullon në rrjetet sociale thuhet se shihet një përleshje midis mbështetësve palestinezë dhe një grupi pro-izraelit në Kirkland, Washington.
https://twitter.com/Naseemiann/status/1711247639604240714?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1711247639604240714%7Ctwgr%5Ea28824f091bbf1a2b2e82e420cd2b94e42788f0a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fperleshje-midis-mbeshtetesve-palestineze-dhe-nje-grupi-pro-izraelit-ne-washington-tubime-te-njejta-pati-edhe-ne-new-york%2F
/TV Arbëria