Një përleshje fizike ka ndodhur në Vushtrri, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 nëntor, rreth orës 14:20.
Si pasojë e përleshjes, të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
Vushtrri 22.11.2026 – 14:20. Pas një mosmarrëveshje në mes dy të dyshuarve, të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar njëri tjetrin, ku si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.