Disa persona janë përleshur në një kafenene në qytetin e Lipjanit.
Në videon që e ka publikuar edhe TV Arbëria ata shihen duke u rrahur me grushta e gjuajtur me gota.
Gjashtë persona janë lënduar nga kjo rrahje kurse katër prej tyre pas lëndimit janë intervistuar nga policia.
“Sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes gjashtë persona janë lënduar dhe të njëjtëve menjëherë u është ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dy nga personat e lënduar nën përcjellje të policisë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërkohë që katër të tjerë pas trajtimit mjekësor, janë shoqëruar në polici për intervistim”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.