Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përleshja Capat-Sekiraqët që përfundoi me vrasje, u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të dyshuarve

Përleshja Capat-Sekiraqët që përfundoi me vrasje, u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të dyshuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe dy muaj masën e paraburgimit pesë të dyshuarve për vrasjen që ndodhi më 1 shtator në lagjen “Aktash” në Prishtinë, mes dy grupeve, Capat dhe Sekiraqët.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Masa e paraburgimit u është vazhduar Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumincës, Salih Sekiraqes dhe Fatos Abazit.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 29.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A”, ka thënë Gashi.

Ajo ka shtuar se të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muaj, për secilin.