Sulmet ajrore duket se kanë goditur një periferi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, më pak se një orë pasi ushtria izraelite urdhëroi banorët të evakuoheshin nga zona.
Imazhet tregojnë shtëllunga tymi që ngrihen mbi Dahieh, bastioni i Hezbollahut në jug të qytetit.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se një ndërtesë në Haret Hreik u godit dy herë.
Izraeli nuk ka komentuar ende, por më parë një zëdhënës ushtarak lëshoi një urdhër evakuimi për banorët në Dahieh dhe Haret Hreik.
“Ju ndodheni pranë objekteve dhe interesave që i përkasin Hezbollahut, kundër të cilit IDF (ushtarakët izraelite) do të veprojnë në të ardhmen e afërt,” shkroi zëdhënësi në X.