Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përgjimi i Mimozës, Humolli flet për TVArbërin: S’kam koment derisa VV-ja është orientuar nga Radoiçiq për…

Përgjimi i Mimozës, Humolli flet për TVArbërin: S’kam koment derisa VV-ja është orientuar nga Radoiçiq për…

Është publikuar përgjimi ndërmjet shefes së grupit parlamentar Mimoza Kusari – Lila dhe ish – nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radoiçiq, i cili njëkohësisht ishte kryeorganizator i sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për TVArbërin, ka folur deputeti Fatmir Humolli.

Ai tha se s’ka koment për Kusari – Lilën për arsye se grupi i VV-së ishte kundër veteranëve të luftës së vitit 1999 në Kosovë.’

“S’kam koment për Mimozën derisa grupi i VV-së ishte kundër veteranëve të luftës”.

Tutje, Humolli pretendon se deputetët e VV-së janë orientuar nga Radoiçiq për votimin kundër veteranëve të luftës, teksa shton se duhet të deklarohen.

“Tani duhet të deklarohen deputetët që kanë votuar kundër veteranëve ashtu siç ka orientuar ish – nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq”, tha Humolli për TVArbërin.

Ai ‘këshillon’ se politikani duhet të sheh orientimin e gabuar me kohë e jo kur e gjithë bota e kuptojnë.

“Politikani duhet me kohë me pa orientimin e gabuar e jo kur ta kuptojnë gjithë bota”.

Më tej, deputeti Humolli thekson se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista serbe kanë votuar kundër veteranevë atëherë kur ka reaguar ai.

“Atëherë kur kam reaguar kanë votuar kundër veteranëve VV – ja dhe Lista serbe”, ka thënë Humolli për TVArbërin.

Rikujtim:

Ish – nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, është shpallur terrorist pasiqë ka pranuar se ka qenë kryeorganizatori i sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku.

Tutje, komunikimi i shefes së VV-së me famkeqin Radoiçiq shihet të jetë mjaftë komunikim “intim” me njëri – tjetrin, teksa dëgjohen duke folur në gjuhën serbe, ku Kusari – Lila shihet të jetë e pregatitur për telefonatën të cilën e ka realizuar, ndërkohë kohë më parë në një deklaratë të mëparshme ajo ka thënë se biseda është realizuar në gjuhën serbe dhe se Simiq e ka lëshuar ne speakerphone për të biseduar me Radoiçiqin, ndërsa në përgjimin e publikuar nga Nacionale, shihet të jetë e kundërta e asaj që ka deklaruar.

“Alo vendase”, publikohet një pjesë e përgjimit mes Kusari – Lilës dhe famkeqit Radojciq

Dikur e mohoi shefja e VV-së, Kusari-Lila, publikohet përgjimi i saj me Milan Radoiçiq

Përgjimet mes Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, Kasolli: biseda qenka zhvilluar me një gjuhë goxha “intime” politike

Powered by WordPress