Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Deputeti i PDK-së për përgjimin e Kusari – Lilës: Komunikimi me kriminelin terrorist ngre dyshime për rrezikimin e sigurisë kombëtare

Deputeti i PDK-së për përgjimin e Kusari – Lilës: Komunikimi me kriminelin terrorist ngre dyshime për rrezikimin e sigurisë kombëtare

Pas publikimit të incizimit mes shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, dhe ish – nënkryetarit të Listës Serbe apo ndryshe kryeorganizatorit të sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, Milan Radoiçiq, ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, raporton TVArbëria.

Në një prononcim për TVArbëria, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se ky koalicion qeverisës është me agjendë anti Kosovë, të përgatitur në kuzhinat politike të Beogradit e Moskës.

“Ky koalicion qeverisës është me agjendë anti Kosovë, të përgatitur në kuzhinat politike të Beogradit e Moskës, do të bindeni çdo ditë të qëndrimit të kësaj struktura politike në qeverisje. Publikimi i përgjimit ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojčiq, nuk duhet të jet vetëm temë debati dhe polemikash të shumta në Kosovë“, thotë ai.

Sipas Berishës komunikimi me një figurë të njohur si krimineli terrorist Radoiçiq i cili është nën hetime për aktivtetet e tij në veri të Kosovës, ngre dyshime të forta për rrezikimin e sigurisë kombëtare.

“Komunikimi me një figurë të njohur, si krimineli terrorist Radojčić, i cili është nën hetim për aktivitetet e tij në veri të Kosovës, ngre dyshime të forta për rrezikimin e sigurisë kombëtare. Në këtë korrelacion, veç për moral e integritet s’mund të flitet, ngase është evident dyshimi për lidhje apo bashkëpunim me figura kriminale në listat e zeza të DASH, që komprometojnë sigurinë dhe interesat e shtetit. Besoj se muaji Qershor, do i intensifikoj veprimet e DASH në raport me qeveritarët aktual që pengojnë zhvillimin e demokracisë në Kosovë, si dhe që rrezikojnë gjeostrategjinë politike, ekonomike e të sigurisë së SHBA-së për rajonin, ku takon specifikisht Kosova”, është shprehur Berisha për TVArbëria.

Natyra e bisedës dhe afërsia e shfaqur në incizimit të bisedës mes Kusari – Lilës dhe Radoiçiqit sipas tij janë alarmuese për shkak të implikimeve që mund të kenë në nivelin e sigurisë dhe integritetit të institucioneve shtetërore.

“Natyra e bisedës dhe afërsia e shfaqur janë alarmuese për shkak të implikimeve që mund të kenë në nivelin e sigurisë dhe integritetit të institucioneve shtetërore”.

Berisha vlerëson se Kusari – Lila duhet të penalizohet dhe se komunikimi me persona që kanë lidhje me grupe të cilët janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme është një shkelje serioze e besimit dhe një rrezik për sigurinë kombëtare.

“LVV përkatësisht Kusari- Lila duhet të penalizohet për rrezikim të Sigurisë Kombëtare. Komunikimi me persona që kanë lidhje me grupe që kundërshtojnë dhe cenojnë me forca ushtarake terroriste integritetin e Kosovës siç bënë me Banjskën’23, që përmanent janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe destabilizuese është një shkelje serioze e besimit dhe një rrezik për sigurinë kombëtare”, ka thënë ai.

Më tej, Berisha thekson se kemi të bëjmë me një figurë publike që si rregull ka për detyrë të veprojë me integritet të plotë, teksa shtoi se kjo në vazhdimësi ka koordinuar vendimmarrjen parlamentare me eksponentët e krimit Radoiçiq & Co.

“Pra, kemi të bëjmë me një figurë publike dhe deputetë, që si rregull ka për detyrë të veprojë me transparencë dhe integritet të plotë. Kurse kjo në vazhdimësi ka koordinuar vendimmarrjen parlamentare me eksponentët e krimit Radoiçiq & Co”.

Sipas deputetit të PDK-së, penalizimi i Kusari – Lilës do të shërbente si një precedent i rëndësishëm për të parandaluar raste të ngjashme si rasti i sulmit terrorist më 24 shtator në Basnjkë të Zveçanit.

“Penalizimi i Kusari-Lilës do të shërbente si një precedent i rëndësishëm për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen. Ai do të tregonte se çdo bashkëpunim me elementë që kërcënojnë sigurinë e vendit do të trajtohet me seriozitet dhe ndëshkohet në përputhje me ligjin. Kështu që, institucionet relevante duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të pavarur mbi këtë çështje për të përcaktuar shkallën e përfshirjes dhe rrezikimin e mundshëm të sigurisë kombëtare. Këtë e kam kërkuar të bëhet nga komisionet hetimore parlamentare por më me ngut na inteligjenca vendore, por edhe të kërkohet nga FBI e SHBA që të hetohet i tërë procesi politik i kësaj qeverie kuslingësh dhe me theks dialogu dhe dokumentacioni që është prodhuar, statuti i zajednicës dhe marrëveshjet anti kushtetues në Bruxel e Ohër. Rruga e dyshimtë me shumë pikëpyetje e ardhjes së kësaj nomenklature në skenën politike, që nga periudha e fundviteve të 90-ta, me theks pas “takimit të Brezovicës”, kërkon rritjen e kontrollit dhe monitorimi i komunikimeve të zyrtarëve të lartë me individë të njohur për aktivitetet e tyre kundër interesave të Kosovës”, ka thënë deputeti i PDK-së për TVArbëria.

Tutje, Berisha është shprehur se gjurmët e ludhjeve të vjetra e të reja që përfaqëson kjo nomenklaturë neokomuniste spijunazhi serb në institucione, duhet prerë njëherë e mirë.

“Kosova më shumë se çdo shtet tjetër duhet të bëj ligjin për lusracionin, dekriminalizimin e institucioneve dhe për dënimin e krimeve të komunizmit. Gjurmët e ludhjeve të vjetra e të reja që përfaqëson kjo nomenklaturë neokomuniste spijunazhi serb në institucione, duhen prerë njëherë e mirë, përndryshe Kosova s’do të mundet të ecë përpara. Në përfundim, për të ruajtur integritetin e institucioneve dhe sigurinë kombëtare, është thelbësore që çështje të tilla të trajtohen me transparencë të plotë dhe vendosmëri të fortë ligjore”, thekson Berisha për TVArbëria.

Powered by WordPress