Analisti politik, Afrim Kasolli ka komentuar përgjimin e fundit mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza-Kusari-Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, raporton TV Arbëria.
Kasolli thotë se biseda duket se është zhvilluar me një gjuhë “intime” politike, siç e quan ai.
“Përgjimet e fundit të bëra nga Nacionale, dëshmojnë që Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, jo vetëm që paska komunikuar dhe biseduar me figurën kryesore politike të Listës Serbe, Milan Radojeqic-in, një person ky, në Listën Zezë të ShBA-ve, por biseda qenka zhvilluar me një gjuhë goxha “intime” politike”, shkruan Kasolli.
Kasolli shkruan tutje se: “Këtë mënyrë të komunikimit e karakterizon një frymë “romantiko-politike” ndërmjet partnerëve qeverisës, e jo një gjuhë e zbrazët që rrjedh vetëm nga detyrimet kushtetuese në ndarjen e pushtetit si pasojë e prerogativave ligjore të planit te Ahtisarit”. /TV Arbëria
Dikur e mohoi shefja e VV-së, Kusari-Lila, publikohet përgjimi i saj me Milan Radoiçiq