Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përgjimet mes Kusarit dhe Radoiçiq, Krasniqi: Dorëheqje. Jeni turpi i këtij vendi!

Përgjimet mes Kusarit dhe Radoiçiq, Krasniqi: Dorëheqje. Jeni turpi i këtij vendi!

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit të veriut, Milan Radojçiq.

Krasniqi ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka mundur të negocioj edhe tema të tjera, me kriminelin, Milan Radojciqin.

Ajo ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Kurti duke e vlerësuar si turp të vendit.