Daut Haradinaj ka reaguar pas publikimit të incizimeve, ku shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila flet me Milan Radojçiq.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se koordinimi i mashës së Kurtit me Radojçiqin tregon mirë se kah i ka të kthyera antenat qeveria e tij.
Ai ka thënë se në vend se të koordinohen me Amerikën e aleatë, këta bashkëpunojnë me terroristë serbë.Postimi i tij i plotë:
Incizimet e publikuara sot nga Paparaci, ku dëgjohet koordinimi i mashës së Kurtit, Mimozës me Radoiçiqin, tregon mirë se kah i ka te kthyme antenat qeveria e tij.Në vend që të koordinohen me Amerikë e aleatë, këta bashkëpunojnë me terrorista serb.
I tillë ishte koordinimi kundër UÇK-së në përfshirjen e tyre ne ligjin e pagave ku publikisht votuan kundër.I tillë ishte vendimi i qeverisë, njëherë për bllokimin e më pas për çbllokimin e hyrjes së produkteve serbe në Kosovë, pa asnjë përfitim për vendin.
Të tilla janë mashtrimet e nëpasnjëshme me të cilat Kurti dhe kasta e tij tash e katër vite i ushqen popullin me popullizëm e në anën tjetër armiqësoi vendin me aleatët kryesorë.Vlerat tona kombëtare nuk ka qeveri e as individ që mund t’i thyej. Mobilizimi për t’i largu këta mashtrues e shërbëtorë jugosllav tashmë nuk është vetëm detyrë, por mision që kërkon gjithëmobilizim.