Vetëm edhe një ditë ka mbetur deri në ditën e ndeshjes së rëndësishme mes Kombëtares shqiptare dhe asaj çeke për Kampionatin Evropian 2024.
Shqipëria dhe Çekia do të përballen të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
SuperSport ka publikuar pamjet teksa në ulëset e stadiumit janë vendosur edhe plisat, një nga simbolet kombëtare të shqiptarëve.
Përballja e të enjtes mbrëma është vendimtare për Shqipërinë e cila është lidere e Grupit E me 10 pikë të grumbulluara.
/TV Arbëria