Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Përgatitja e lëngut detoks me mollë jeshile, që ndihmon për t’u dobësuar

Përgatitja e lëngut detoks me mollë jeshile, që ndihmon për t’u dobësuar

Në përgjithësi, molla është një frut që konsumohet nga pjesa më e madhe e njerëzve, në versionin e kuq.

Megjithatë, lloji i saj i gjelbër, është i pajisur me shumë përfitime për shëndetin e trupit dhe, mbi të gjitha, për humbje peshe. Lëngu e saj është një ndër mënyrat më efektive dhe më të shijshme për ta konsumuar.

Përfitimet e mollës së gjelbër:

Burim i acideve, fibrave, kalciumit, hekurit, magnezit, kaliumit, pektinit dhe aminoacideve, molla jeshile është një ushqim natyral me veti shumë të larta anti-inflamatore, kryesisht përgjegjëse për balancimin e tretjes. Përveç kësaj, ajo është gjithashtu një frut diuretik, e aftë për të reduktuar lëngjet e tepërt dhe dhimbjet e muskujve.

Lëngu i mollës jeshile është një ndër metodat më efektive për të ndihmuar në zvogëlimin e peshës trupore. Nëse përzihet me miell bananeje jeshile dhe fara liri, ka edhe më shumë “fuqi” si një agjent dobësues.

Ja se si ta përgatisni këtë pije:

Përbërësit:

1 mollë jeshile

1 lugë gjelle fara liri

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle miell banane të gjelbër

200 ml ujë

Përgatitja:

Përgatitja e pijes që ndihmon në humbjen e peshës është e thjeshtë. Ajo kërkon vetëm që të gjithë përbërësit të përzihen në blender dhe pastaj të filtrohen. Në fund, shtoni akullin dhe është gati.

Powered by WordPress