Këtë të shtune në Has të Prizrenit po mbahet për herë të dytë Darka e Lamës, që nga banorët vendas njihet edhe si “Darka e bereqetit”.
Për këtë ditë të shënuar për ta, banorët e kanë përgatitur një fli me diametër prej dy metrave, e që është hera e parë me këtë madhësi.
Për ta bërë këtë fli, u deshën rreth 4 orë, e organizatori Haziz Hodaj, tha se janë duke shikuar mundësitë për të aplikuar për Librin Guinness, për shkak të madhësisë së saj.
Në këtë festë pati edhe pika artistike me këngë dhe valle.