Superliga e Kosovës e kompletoi sot edhe xhiron e 24 të këtij edicioni, ku dy derbi u zhvilluan të cilët nuk prodhuan fitues.
Derbi mes liderit dhe vendit të dytë të tabelës përfundoi me ndarje të pikëve mes dy ekipeve, ku Ballkani dhe Drita barazuan 1:1.
Po ashtu, me barazim përfundoi edhe derbi mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku pas plot 90′ minutave lojë asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej golin.
Me pikët e reja, Ballkani vazhdon ta kryesojë tabelën tani në kuotën e 50 pikëve, krahas Dritës që renditet në vendin e dytë me 48 pikë të arkëtuara.
Në anën tjetër, Gjilani zë vendin e tretë me 39 pikë, shtatë sosh më shumë se Prishtina që mbyll Top 4 e tabelës.
Më poshtë mund të gjeni tabelën e Superligës së Kosovës pas xhiros së 24.
/TV Aebëria