Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përfundon seanca ndaj ministres Hajdari, flet avokati i saj

Përfundon seanca ndaj ministres Hajdari, flet avokati i saj

Për rreth tre ore ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku dyshohet se kishte goditur me veturë një fëmijë.

Pas seancës e cila vazhdoi të mbahej e mbyllur për media dhe publikun, avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti, deklaroi se janë marr në pyetje grupi i eksperteve ku sipas tij, është konstatuar se nuk ka pasur fare gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit.

“Ashtu siç ishte përcaktuar paraprakisht, seanca u mbajt pa praninë e mediave, ndonëse Gjykata kishte marrë vendim kjo seancë’ sërish u mbajt pa praninë e medieve. Seanca e radhës është caktuar për të premten në ora 14”.

“Sot janë marrë në pyetje grupi i ekspertëve. Fillimisht nga ana e avokatit të Hajdarit dhe nga ne. Ata kanë deklaruar atë që e keni parë në ekspertizë, sepse ekspertët e mbështesin ekspertizën që e kanë konstatuar dhe normalisht ne i kemi pasur vërejtjet në mos gjendjen teknike të automjetit. Kjo ka qenë detyrë e policisë që kjo të bëhet kur ka aksidente. Ashtu siç është konstatuar, nuk ka pasur fare gjurmë të frenimit dhe kjo është konstatuar nga ekspertët në ekspertizën e tyre”, deklaroi ai.

Ndërsa, ministrja Hajdari nuk pranoi që të fliste.

Ndryshe, avokati i ministres Hajdari, Shemdi Bunjaku në seancën e kaluar kishte kërkuar që seanca të mbahej e mbyllur për publikun me arsyetimin se ka të bëjë me rastin e aksidentit të të miturës, kërkesë kjo që u aprovua nga Gjykata.

Më 10 prill të vitit 2022 një aksident kishte ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku ishte aksidentuar një fëmijë, në këtë aksident ishte e përfshirë ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Hajdari. Aksidentin në fjalë e kishte konfirmuar edhe policia.

/TV Arbëria