Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përfundon seanca ndaj dy spiunëve të dyshuar, flet avokati Berisha

Përfundon seanca ndaj dy spiunëve të dyshuar, flet avokati Berisha

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve për spiunazh, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit.

Pas përfundimit të seancës, Besnik Berisha, avokat i Bedri Shabanit, ka thënë se Prokuroria nuk ka arritur të provojë se klienti i tij është i përfshirë në spiunazh.

“Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë se dy qytetarët kanë spiunuar për Serbinë”, ka thënë ai.

“Provat që i kanë gjetur nuk ndërlidhet me atë për çfarë ata janë sot në Gjykatë. Bedri Shabani është një koleg i yni i cili i ka dajtë në Sarajevë dhe ka shkuar te dajtë e tij duke kaluar nga Serbia, Gjithashtu në Shtërpcë, ai ka pirë kafe me njerëz, qytetarë të komunitetit serb”, ka thënë ai.