Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përfundon seanca dëgjimore për Astrit Isufin, pas pak pritet vendimi

Përfundon seanca dëgjimore për Astrit Isufin, pas pak pritet vendimi

Ka përfunduar seanca dëgjimore për Astrit Isufin, të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve, Naim dhe Driton Morina.

Astrit Isufi i cili nga momenti i vrasjes ishte në arrati është arritur që të arrestohet të premten.

Kjo u bë e ditur nga Prokuroria në Gjakovë.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhej në njoftim.