Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përfundon protesta për rrymën, protestuesit s’shkojnë drejt qeverisë

Përfundon protesta për rrymën, protestuesit s’shkojnë drejt qeverisë

Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të rrymës që u mbajt para objektit të KEDS-it në Prishtinë.

Protestuesit, që s’ishin të shumtë në numër, s’e vazhduan planin për t’u nisur drejt objektit të Qeverisë, por u shpërndanë pas revoltës që shprehën para KEDS.

Në këtë protestë u arrestua një protestues dhe kjo situatë e krijuar mund të kishte qenë edhe arsyeja pse ata u shpërndanë.