Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.
Pas 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, skuadra e Dukagjinit po avancon si mysafire ndaj Malishevës me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Vladyslav Khomutov në minutën e 44′ të ndeshjes.
Ndërkaq, në ndeshjen mes Ferizaj dhe Llapit deri tani janë shënuar dy gola, ku të dy skuadrat hyjnë në pushim duke barazuar 1:1.
Golin e epërsisë për Llapin e shënoi Gerhard Progni në minutën e 11′, kurse golin e barazimit për Ferizaj e gjeti Edon Sadriu në minutën e 45+2′.
Po ashtu, rezultat i njëjtë 1:1 po qëndron edhe në përballjen mes Drenicës dhe Trepçës ’89 në stadiumin “Bajram Aliu”.
Fillimisht, Drenica kaloi në epërsi në minutën e 7′ përmes golit të shënuar nga Da Silva, kurse Shkëlzen Lushtaku e barazoi rezultatin në 1:1 për Trepçën ’89 në minutën e 32′.
Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve që po zhvillohen në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Malisheva 0:1 Dukagjini
Drenica 1:1 Trepça ’89
Ferizaj 1:1 KF Llapi
/TV Arbëria