Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Përfundon pjesa e parë, Gjermania në avantazh ndaj Skocisë

Përfundon pjesa e parë, Gjermania në avantazh ndaj Skocisë

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit hapës të “EURO 2024”.

Gjermania po avancon me tre gola epërsi ndaj Skocisë, e cila nuk ka shënuar ende.

Golin e parë të “EURO 2024” e ka shënuar Florian Wirtz, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të.

Në minutën e 19-të golin e gjeti edhe Jamal Musiala, shkruan “Gazeta Express”.

Golin e tretë në fundin e pjesës së parë e shënoi Kai Havertz nga penalltia.

E pikërisht për këtë penalltia të shkaktuar, Porteus i Skocisë u ndëshkua me të kuq.

Gjermania kontrolloi lojën gjatë tërë pjesës së parë, duke mos lënë Skocinë të ketë asnjë rast gjatë 45 minutëshit të parë./GazetaExpress/