Sot është zhvilluar ndeshja miqësore mes FC Malishevës dhe Dinamos, në Antalia të Turqisë, nga ora 14:30.
Triumfues të kësaj loje dolën ekipi i Malishevës, me rezultat 1-0, shkruan TV Arbëria.
Golashënues i kësaj ndeshje, i cili shënoi gol në minutën e ’35, ishte lojtari Alush Gavazaj.
Ndërkaq, kujtojmë se së fundmi ekipi i FC Malishevës u bë me trajner të ri, Bylbyl Sokolin.
/TV Arbëria