Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli nga Prokuroria Speciale, në cilësinë e dëshmitares

Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli nga Prokuroria Speciale, në cilësinë e dëshmitares

Ka përfunduar intervistimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas një konfirmimi zyrtar të Prokurorisë Speciale, Rizvanolli është intervistuar në cilësinë e dëshmitares, duke mos dhënë detaje se për cilën çështje penale është intervistuar ministrja në fjalë.

“Ju informoj se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndërkaq në media është raportuar se ministrja Rizvanolli po intervistohet lidhur me hetimet që rëndojnë mbi Nagip Krasniqin, ish-kryeshefin e KEK-ut.

Kujtojmë se Krasniqi akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Powered by WordPress