Prokuroria e Tiranës ka njoftuar përfundimin e hetimeve lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, duke bërë të ditur se tre persona janë proceduar penalisht si të dyshuar për përfshirje në këtë krim.
Në njoftimin zyrtar, Prokuroria bën të ditur se të tre personat janë arrestuar në flagrancë dhe ndaj tyre është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
“Të tre shtetasit janë arrestuar në flagrancë si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të lartpërmendura dhe për ta është paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkesa për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, të cilin e transmeton TCh.
Ende nuk janë bërë publike identitetet e të dyshuarve apo motivet e mundshme të krimit.