Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Përfundojnë dy ndeshje në Kupën e Shqipërisë, ja rezultatet

Përfundojnë dy ndeshje në Kupën e Shqipërisë, ja rezultatet

Kanë përfunduar dy nga tri ndeshjet e programit të sotëm të Kupës së Shqipërisë, ku kemi rezultate interesante.

Pas 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Loni Papuciu”, skuadra e Apolonisë së Fierit dhe ajo e Kukësit kanë barazuar pa gola, respektivisht 0:0.

Ndërkaq, krahas takimit mes Apolonisë së Fierit dhe Kukësit u zhvillua edhe përballja tjetër mes Skënderbeut dhe Egnatias.

Skuadra e Egnatias shënoi fitore si mysafire në stadiumin “Skënderbeu”, duke mposhtur nikoqirët me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Gytis Paulauskas, i cili vulosi fitoren e Egnatias në minutën e 90’+6 shtesë.

Ndeshja e fundit e programit të sotëm në Kupën e Shqipërisë fillon nga ora 16:00, ku përballen Erzeni dhe skuadra e Teutës.

Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Kupën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.

Apolonia Fier 0:0 Kukësi

Skënderbeu 0:1 Egnatia

16:00 Erzeni – Teuta

/TV Arbëria

Powered by WordPress