Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përfundojnë bastisjet e Njësisë Speciale në 13 lokacione në veri

Përfundojnë bastisjet e Njësisë Speciale në 13 lokacione në veri

Njësia Speciale gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në 13 lokacione të ndryshme në veri.

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se tri nga këto lokacione kanë qenë në Zveçan, shtatë në Mitrovicën e veriut dhe tri në Leposaviq.

“Po, kanë përfunduar. 13 lokacione janë kontrolluar”, ka thënë ai.

Elshani s’ka njoftuar më tej nëse ka pasur të arrestuar apo se çfarë është bastisur.

/TV Arbëria